Donatori: UNDP, UN WOMEN me fonde të Qeverisë Suedeze

Periudha e Implementimit: Shtator 2015 – Gusht 2016

Zonat Target: Shkodër, Tiranë

Përmbledhje e projektit:

Qëllimi kryesor i projektit ishte informimi dhe rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë kundër dhunës në familje, përmirësimi i imazhit të gruas dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet grave dhe burrave me qëllim krijimin e një familjeje dhe shoqërie të shëndetshme.

TFL ka zhvilluar në Tiranë dhe Shkodër një fushatë fotografike, në të cilën të rinj dhe prindër të tyre dëshmojnë dhe  japin mesazhe kundër dhunës në familje dhe pro barazisë gjinore.

Në fokus të projektit janë vendosur gjithashtu edhe  dy maternitete, në Tiranë dhe Shkodër, me qëllim përfshirjen dhe ndikimin e tre grupeve kryesore: stafit mjekësor, nënave të reja dhe bashkëshortëve/partnerëve të tyre.

Një tjetër objektiv i projektit është edhe edukimi dhe trajnimi i gazetarëve të çështjeve sociale  me qëllim që ata të raportojnë në mënyrën e duhur në mediat përkatëse  rastet, aspektet dhe dinamikat e dhunës gjinore dhe të kuptojnë rëndësinë e barazisë gjinore në mirëqenien e gjithë shoqërisë.

Mesazhe, histori, dëshmi të vazhdueshme janë publikuar në mediat sociale të krijuara enkas për këtë projekt si p.sh. faqja e Facebook-t “ Shqipëria kundër Dhunës” dhe në mediat sociale ekzistuese të shoqatës “Together for Life” dhe gazetës “Shëndet+”.

Projekti synoi gjithashtu të kontribuojë në promovimin e grave të suksesshme profesionalisht me qëllim shndërrimin e tyre në modele për t’u ndjekur nga të tjera gra dhe vajza.

Aktivitetet kryesore të realizuara gjatë periudhës Shtator 2015 – Shkurt 2016:

  1. Hapja e rubrikës “Të barabartë” në portalin online të gazetës “Shëndet+”: shendeti.com.al
  2. Publikimi dy herë në muaj në gazetën “Shëndet+” i një suplementi për barazinë gjinore që përmban artikuj edukues, intervista me burra, personalitete të njohur të botës akademike, shoqërore dhe kulturore të vendit të cilët shprehen për rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të grave në Shqipëri.
  3. Çelja më 15 Nëntor 2015 e fushatës së UN “ 16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore” në maternitetin e Tiranës “ Mbretëresha Geraldinë”.
  4. Përditësimi  në mënyrë të rregullt i përmbajtjes së mediave sociale të krijuara dhe administruara  në kuadër të këtij projekti.