Organizata “Together for Life” kërkon të punësojë një Oficer Monitorimi & Vlerësimi, për të siguruar hartim, zbatim dhe raportim efektiv të projekteve dhe programeve të saj. Oficeri i M&V do të zhvillojë dhe mbikëqyrë sisteme për ndjekjen e progresit, matjen e impaktit dhe sigurimin e të nxënit dhe llogaridhënies në të gjitha iniciativat e organizatës. Ai/ajo do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me menaxherët e projekteve të TFL.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Harton dhe zbaton kornizat dhe mjetet e monitorimit dhe vlerësimit të projekteve në përputhje me kërkesat e donatorëve dhe objektivave strategjike të TFL-së.
- Zhvillon indikatorët, metodologjinë e mbledhjes së të dhënave dhe sistemeve të raportimit për projektet në vazhdim.
- Kryen analizën e të dhënave dhe prodhon raporte periodike të M&V për të mbështetur vendimmarrjen e programit.
- Koordinohet me ekipin e menaxhimit të projektit për të siguruar mbledhjen dhe verifikimin në kohë të të dhënave.
- Mbështet rritjen e kapacitetit të stafit të TFL-së mbi metodat dhe mjetet e M&V.
- Kontribuon në hartimin e projekt propozimeve me komponentët përkatës të M&V dhe kornizave logjike (Korniza Logjike; Korniza e Menaxhimit të Bazuar në Rezultate; Teoria e Ndryshimit etj.).
- Dokumenton mësimet e nxjerra, praktikat e mira dhe historitë e suksesit.
- Siguron përputhshmëri me standardet e donatorëve dhe organizatës mbi menaxhimin dhe raportimin e të dhënave.
- Detyra të tjera që mund të caktohen.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Ekonomi, Statistikë, Administratë Publike ose një fushë të lidhur me të. (Përparësi do t’u jepet kandidatëve me diplomë Master).
- Minimum 3 vjet përvojë në monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e projekteve si pjesë e organizatave të shoqërisë civile.
- Përvojë e provuar me metodat kërkimore sasiore dhe cilësore.
- Aftësi shumë të mira organizimi, planifikimi dhe koordinimi.
- Aftësi të forta analitike dhe në shkrimin e raporteve.
- Njohuri të shkëlqyera në MS Office dhe programet e analizës së të dhënave (SPSS, Excel, Power BI ose të ngjashëm).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë në shqip dhe anglisht.
- Përvoja me projekte të financuara nga donatorë (BE, USAID, agjenci të OKB-së etj.) është një avantazh.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze në adresën: info@togetherforlife.org.al, duke vendosur në titullin e e-mailit ” Kandidat/e për postin e oficerit të Monitorimit dhe Vlerësimit”
Afati i aplikimit: 26 Janar 2026
Ju lutemi mbani në konsideratë që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.



