Qendra “Zëri i Fëmijëve” tashme ka filluar funksionimin e saj dhe ofron shërbime mbështetëse sociale, të integruara, qoftë mbështetje shkollore, kujdes psikososial, aktivitete argëtuese dhe informuese e edukuese, duke siguruar që këta fëmijë dhe familjet e tyre, të cilët janë më të rrezikuarit, të marrin ndihmën që ju nevojitet. Gjithashtu, kalimi i pronësisë së qendrës tek bashkia do të sigurojë që mbështetja të jetë e qëndrueshme dhe të vazhdojë edhe pas fazës fillestare të projektit.

Together for Life (TFL) po kërkon të kontraktojë një ekspert që do të shërbejë si Facilitues për orientimin e prindërve drejt prindërimit pozitiv  për të realizuar sesione informuese dhe fuqizuese me prindërit  që ato të jenë mbështetje për zhvillimin psiko-emocional të shëndetshëm të fëmijëve të tyre. Këto sesione / workshope do të zhvillohen pranë Qendrës “Zëri i Fëmijëve”, Mamurras.

Kliko këtu për Termat e Referencës Facilitues_Prinderimi pozitiv

Mund të aplikoni jo më vonë se 15 Maj 2025, nëpërmjet emailit info@togetherforlife.org.al ose fizikisht në adresën postare Rruga Brigada VIII, Pallati Jeshil tekno-Projekt, Shkalla 2, Apt. 13, Tiranë