Thirrje për trajner/ekspert për transparencën dhe llogaridhënien, në kuadër të projektit: “Rritja e qëndrueshmërisë sociale dhe ekonomike të grupeve vulnerabël të prekura nga tërmeti në bashkinë Shijak”.

Detyrat specifike të trajnerit

Trajneri do të jetë përgjegjës për:

  • Përgatitjen e një moduli trajnimi në formatin PPT, ose formate të tjera fokusuar në transparencën dhe llogaridhënien e strukturave të qeverisjes vendore;
  • Rritja e njohurive dhe kapaciteteve te 20 përfaqësues të bashkisë Shijak dhe aktivisteve te komunitetit;
  • Nxitja e debateve / diskutimeve tek pjesëmarrësit nëpërmjet planifikimit dhe realizimit të seancave të diskutimeve, role-play, punë në grupe, për logaridhënien dhe transparencën e strukturave lokale para komunitetit;
  • Në bashkëpunim me stafin e projektit dhe trajnerët e tjerë do të konceptojë draft-agjendën e trajnimit;
  • Të realizojë seancën e trajnimit në përputhje me axhendën e aktivitetit, objektivat dhe rezultatet e dakorduara me stafin e projektit si dhe në përputhje me standardet dhe etikën

Në afatet e vendosura nga stafi i projektit, por gjithmonë jo më vonë se 10 ditë nga realizimi i trajnimit, eksperti/ trajneri do të dorëzojë pranë stafit të projektit dokumetat e mëposhtme:

  1. a) Moduli i trajnimit (në word dhe më PPT) si dhe informacionet e tjera të përdorura gjatë trajnimit);
  2. b) Raport rreth impaktit të projektit tek pjesëmarrësit.

Angazhimi konkret sipas afateve kohore

Përshkrimi i aktivitetit Vendi Data/afatet Ditë pune
Përgatitja e modulit të trajnimit Zyrë / Tiranë Janar 2022 3 ditë
Trajnimi   Janar 2022 2 ditë
Numri total i ditëve është                                                                                        5 ditë

 

Kandidati duhet të paraqesë nëpërmjet emailit ose ne zyrat e TFL (ne adresat e mëposhtme):

  • CV personale;
  • Leter motivimi

Shoqata “Together for Life”, Rr. Brigada e VIII-të, Pll. Jeshil, Shk.2, Al. 14, Tirana, Albania

Bashkia Shijak tek Recepsioni (në zarf të specifikohet titulli i projektit dhe marrësi TFL)

Posta elektronike: info@togetherforlife.org.al

Afati përfundimtar për aplikim është data 14 Janar 2022, ora 17:00.

Aplikanti fitues do të njoftohet deri në datën 17 janar 2022 dhe do të ftohet për firmosjen e kontratës ne datën 18 janar 2022.

Më shumë informacione mbi thirrjen gjeni duke klikuar në këtë link TOR-Trajner transparenca dhe llogaridhënia