Together for Life është e angazhuar ne zbatimin e projektit “Ri-fill – Fuqizim ekonomik për gratë përmes riciklimit të tekstileve dhe prodhimeve të tregtueshme” i cili synon fuqizimin ekonomik të grave nga shtresa vulnerabël në bashkitë Kukës, Gramsh dhe Kurbin, përmes promovimit të ekonomisë qarkulluese me përgjegjësi gjinore. Qasja kryesore është ripërdorimi dhe riciklimi i tekstileve për të krijuar produkte të reja, të qëndrueshme dhe tregtueshme, duke kontribuar në reduktimin e mbetjeve dhe krijimin e mundësive të reja të vetëpunësimit për gratë e përfshira.
Ne kuader te aktiviteteve te parashikuara, organizata hap thirrjen per ofrimin e sherbimeve lidhur me 1) Event Organisation dhe 2) Promotional and Visibility materials. Kompanite e interesuara mund te aplikojne deri ne 15 Tetor 2025. Kriteret e aplikimit dhe informacione te tjera I gjeni ne folderat bashkelidhur.
Afati i fundit i aplikimit eshte 15 Tetor 2025



