Pyetje dhe pergjigje
Thirrja e Hapur për Aplikime – Faza II – Nën-grante SPACE për të mbështetur OSHC-të lokale që veprojnë në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit
Data e publikimit: 30/12/2024
| Nr | Pyetja | Përgjigja |
| 1. | Doja të bëja dy pyetje në lidhje me thirrjen:
1. Si organizatë i kemi zyrat në Tiranë, por shumë nga projektet dhe aktivitetet tona janë me qendër në bashkinë Kamëz. A kemi të drejtë të aplikojmë? 2. Nëse po, a mund ta plotësoj Formularin e Aplikimit në anglisht sepse kjo mënyrë është më e lehtë për mua për shkak të aftësisë sime të kufizuar dhe softuerit të diktimit të zërit? |
1. Në përgjigje të pyetjes suaj të parë, sipas Seksionit 2.1.1 Pranueshmëria e aplikantëve (Aplikanti kryesor dhe bashkë-aplikuesi) të Udhëzuesit për Aplikantët, organizata juaj nuk i plotëson kërkesat për t’u kualifikuar për një nën-grant.
Kriteret kryesore që aplikanti/bashkëaplikuesi kryesor duhet të plotësojë në mënyrë që të kualifikohen për një nën-grant sipas kësaj thirrjeje janë si më poshtë: – Të jetë një organizatë e shoqërisë civile e krijuar në një nga format e njohura nga legjislacioni shqiptar në fuqi për organizatat jofitimprurëse; – Të jetë jofitimprurës – Të jetë i themeluar dhe i regjistruar ligjërisht në Shqipëri; – Të jetë vendosur dhe të operojë jashtë Bashkisë së Tiranës; – Të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit bashkë me bashkë-aplikuesin (nëse ka), duke mos vepruar si ndërmjetës; 2. N/A |
| 2. | Ne jemi një nga organizatat që ka rezultuar fituese në fazën e parë të skemës së nën-granteve, por jemi të vendosur në Tiranë. A jemi sërisht të pranueshëm për të riaplikuar në këtë fazë të dytë? | Organizatat fituese të fazës së parë janë të pranueshme për ti riaplikuar nëse plotësojnë të gjitha kriteret e pranueshmërisë të listuara në Udhëzuesin e Aplikantit (sesioni 2.1.1). |
| 3. | Në kuadër të thirrjes për propozime të projektit SPACE, dëshirojmë të shprehim interesin tonë për aplikim. Programi që ofron qendra jonë është një model që synon përmirësimin e aksesit dhe transparencës në ofrimin e shërbimeve edukative dhe rehabilituese, duke punuar në partneritet me institucionet publike lokale. Cfarë aktivitetesh financon thirrja?
|
Lloji i aktiviteteve që sugjerohen për të qenë pjesë e projekt – propozimeve, por sigurisht nuk janë shtersuese janë si më poshtë:
– Nisma advokuese që nxisin ndryshime në politikat apo legjislacionin e qeverisjes vendore. – Zhvillimi dhe zbatimi i planeve të avokimit të fokusuara në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies brenda sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit. – Monitorimi i zbatimit të planeve të avokimit në nivel vendor dhe gjurmimi i reagimit e qeverisjes vendore ndaj këtyre planeve. – Aktivitete që nxisin konsultimet publike. – Rritja e presionit ndaj autoriteteve publike vendore për më shumë transparencë dhe llogaridhënie në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. – Monitorimi i transparencës së pushtetit lokale në shpërndarjen dhe përdorimin e fondeve për përmirësimin e infrastrukturës shkollore, duke përfshirë aksesin për nxënësit me aftësi të kufizuara. Për detaje të tjera ju lutem referojuni linkut të thirrjes:
|
| 4. | Cfare dokumenta shtese duhen për të aplikuar në këtë thirrje? | Duke ju referuar Udhezuesit per Aplikantet dokumentat mbeshtetese qe duhet te dorezoje aplikanti (dhe bashkeaplikanti, nese ka) jane:
a) Akti i rregjistrimit ne gjykate; b) Statuti i organizates; c) NIPTI; d) Dokument qe tregon se organizata nuk ka detyrime financiare (Dokument qe merret ne e- Albania); e) CV e organizates- ose CV e stafit qe do te angazhohet ne zbatimin e projektit;
Për detaje të tjera ju lutem referojuni linkut të thirrjes: https://www.togetherforlife.org.al/thirrje-per-aplikime-faza-ii-nen-grante-space-per-te-mbeshtetur-oshc-te-lokale-qe-veprojne-ne-sektoret-e-shendetesise-dhe-arsimit/ |



