Title of Project:: Klima e përgjithshme e biznesit dhe ndikimi i tërmeteve të vjeshtës 2019 e pandemisë COVID-19 te gratë sipërmarrëse
Donor: Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).
Time of implementation:: 1 prill – 30 shtator 2020
Areas of implementation: Tiranë, Durrës dhe Lezhë
Beneficiaries: Gratë sipërmarrëse, Institucionet publike përgjegjëse për zhvillimin e biznesit
Përmbledhje e projektit
Shoqata “Together for Life” zhvilloi një studim për sipërmarrjet e drejtuara nga gratë – i vetmi i kryer me kaq thellësi dhe detaje për gratë sipërmarrëse në Shqipëri – i cili ofron një pasqyrë të qartë të situatës së tyre, problemeve me të cilat përballen dhe nevojave të tyre për mbështetje.
Përveç një përmbledhje e literaturës, strategjive, akteve normative, statistikave dhe raporteve të hulumtimeve, studimi përfshin komponentin e një sondazhi sasior, bazuar mbi 200 intervista të suksesshme të kryera në internet gjatë periudhës 30 Prillit – 15 Qershor 2020, si dhe këndvështrimin e autoriteteve shtetërore dhe institucioneve mikrofinanciare.
Sipas këtij Studimi, bizneset e drejtuara nga gratë hasin sfida të ndryshme dhe pengesa sociale, disi të ngjashme me problemet me të cilat përballen homologët e tyre në të gjithë botën. Vështirësitë për sektorin e biznesit shqiptar në përgjithësi dhe ndërmarrjet e drejtuara nga gratë në veçanti, sipas studimit, mund të rriten edhe më, nëse nuk hartohen dhe zbatohen strategji të ndjeshme ndaj gjinisë për të luftuar dhe kapërcyer këto pengesa.
Studimi nxjerr në pah nevojën urgjente për ndërhyrje nga Qeveria dhe institucionet financiare për të adresuar në vazhdimësi pabarazitë gjinore që ekzistojnë në sektorin e sipërmarrjes.
Project Objectives
Qëllimi i projektit është të përmirësojë situatën ekonomike dhe aksesin në treg të grave që drejtuan mikro ndërmarrje në zonat e prekura nga tërmeti dhe të cilat janë ndikuar nga pasojat e shpërthimit pandemik të COVID-19, dhe të ndihmojë në lehtësimin e politikave për gratë që duan të drejtojnë një ndërmarrje.