Bashkëpunojmë me shkollat në Dibër për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rrezikshmërinë e përfshirjes në aktivitete të jashtëligjshme, si të mos bien pre e krimit të organizuar, si dhe rolin e përgjegjësinë e gjithsecilit në luftën kundër tij;
Në kuadër të projektit “Të luftojmë krimin e organizuar dhe mbështesim zhvillimin e të rinjve në Dibër”, mbështetur nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, Shoqata Together for Life po zhvillon takime me të rinjtë në Dibër për të rritur ndërgjegjësimin mbi rrezikshmërinë e krimit të organizuar.

Përmes përfshirjes së të rinjve në diskutime dhe lojërave interaktive u nda me ta informacion i përshtatur për moshën e tyre rreth mënyrave dhe mjeteve që përdorin grupet kriminale për të përfshirë të rinjtë në akte të paligjshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, për faktorët e rrezikut dhe pasojat e përfshirjes në aktivitete të tilla.
Through this project, TFL aims to address the main causes of youth exposure to organized crime, such as lack of opportunities to integrate into the environment where they live, lack of income, low level of education, which push them to engage in illegal activities and fall prey to organized crime or violent extremism.



