Titulli i Projektit:

Lufta kundër korrupsionit në shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë

Donatori

National Endowment for Democracy (NED)

Periudha e zbatimit

1 Korrik 2024 – 30 Qershor 2026 (24 muaj)

QËLLIMI I PROJEKTIT

Të promovojë llogaridhënien dhe transparencën në sektorin shëndetësor në Shqipëri, përmes monitorimit të shpenzimeve publike dhe prokurimeve, evidentimit të rasteve të mundshme të korrupsionit, fuqizimit të rolit të organizatave të shoqërisë civile, medias dhe qytetarëve, si dhe nxitjes së institucioneve publike për të ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e integritetit dhe përdorimit të fondeve publike.

Aktivitetet

  • Monitorimi dhe analiza e shpenzimeve publike dhe procedurave të prokurimit në sektorin shëndetësor në Shqipëri.
  • Hartimi i dy raporteve vjetore të monitorimit mbi shpenzimet publike, prokurimet dhe shpërndarjen e fondeve për grupet vulnerabël.
  • Përgatitja e një raporti të thelluar mbi zbatimin e ligjit për autonominë spitalore dhe rekomandimeve për përmirësimin e menaxhimit të fondeve publike.
  • Përgatitja e një raporti gjithëpërfshirës mbi hetimet dhe gjetjet e SPAK lidhur me abuzimet financiare në sektorin shëndetësor.
  • Bashkëpunimi me BIRN për realizimin e pesë artikujve investigativë mbi korrupsionin në shpenzimet publike në shëndetësi.
  • Organizimi i të paktën katër workshopeve me organizata të shoqërisë civile dhe gazetarë për identifikimin dhe raportimin e rasteve të mungesës së transparencës dhe llogaridhënies.
  • Pjesëmarrja në seancat dëgjimore parlamentare për prezantimin e gjetjeve të monitorimit.
  • Mbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të organizatave të shoqërisë civile që punojnë për transparencën dhe llogaridhënien në sektorin shëndetësor.
  • Organizimi i tetë takimeve rajonale në Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Dibër me deputetë, organizata lokale dhe qytetarë për diskutimin e çështjeve të shëndetësisë.
  • Organizimi i katër tryezave kombëtare me institucionet përgjegjëse (Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit, ILDKPKI dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit) për prezantimin e gjetjeve të projektit.
  • Mirëmbajtja dhe përditësimi i platformës www.transparency.com.al dhe faqes përkatëse në Facebook për raportimin e rasteve të korrupsionit dhe promovimin e transparencës.
  • Përgatitja dhe publikimi i të paktën tre njoftimeve për shtyp çdo vit për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi problematikat e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin shëndetësor.