Together for Life (TFL) mori pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “Shkëmbimi i Përvojave dhe Mësimeve mes Kolegëve mbi Monitorimin e Shpenzimeve në Shëndetësi”, organizuar nga International Budget Partnership (IBP), i cili u zhvillua në Nairobi, Kenia.
Aktiviteti mblodhi përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të botës që punojnë në fushën e monitorimit të shpenzimeve publike dhe llogaridhënies në sektorin e shëndetësisë. Gjatë tre ditëve të shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit diskutuan sfidat e përbashkëta me të cilat përballen sistemet shëndetësore, ndanë praktikat më të mira nga vendet e tyre dhe eksploruan qasje praktike për identifikimin e pengesave në ekzekutimin e buxheteve të shëndetësisë dhe zhvillimin e strategjive efektive të advokimit.

Një nga temat qendrore të aktivitetit ishte sfida që buxhetet e miratuara për shëndetësinë shpesh nuk përkthehen në shërbime cilësore për qytetarët. Si një nga organizatat pjesëmarrëse, Together for Life prezantoi përvojën e saj në monitorimin e shpenzimeve publike në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, duke ndarë praktikat e zhvilluara për monitorimin e financimit të shërbimeve shëndetësore.
Gjithashtu, TFL prezantoi punën e saj për monitorimin e financimit të Home-Based Care (Kujdesit Shëndetësor në Banesë), si një shembull i përdorimit të evidencës për të mbështetur dialogun me institucionet publike dhe për të promovuar politika më të qëndrueshme financimi.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet përfaqëson një mundësi të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të TFL, zgjerimin e bashkëpunimit me organizata homologe nga vende të ndryshme dhe sjelljen në Shqipëri të praktikave dhe metodologjive të reja për monitorimin e shpenzimeve publike dhe advokimin për një sistem shëndetësor më transparent, më të përgjegjshëm dhe më efikas.

***
Together for Life (TFL) participated in the international Peer Learning Exchange on Health Expenditure Monitoring, organized by the International Budget Partnership (IBP) in Nairobi, Kenya.
The event brought together representatives of civil society organizations from across the globe working on public expenditure monitoring and accountability in the health sector. Over three days of structured discussions and peer learning, participants explored common challenges facing health systems, exchanged experiences and good practices from their respective countries, and examined practical approaches to identifying bottlenecks in health budget execution and developing effective advocacy strategies.
One of the central themes of the exchange was the challenge that approved health budgets do not always translate into quality health services for citizens. As one of the participating organizations, Together for Life presented its experience in monitoring public health expenditure in Albania, sharing its work on tracking the financing of health services and promoting greater transparency and accountability in the use of public resources.
TFL also presented its work on monitoring the financing of Home-Based Care (HBC) as an example of how evidence-based analysis can support constructive dialogue with public institutions and contribute to more sustainable health financing policies.
Participation in this peer learning exchange represents an important opportunity for TFL to strengthen its institutional capacities, expand cooperation with partner organizations from different countries, and bring back to Albania new methodologies and practical approaches for monitoring public expenditure and advocating for a more transparent, accountable, and effective health system.



