Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, 25 anëtarë të Rrjeteve të Reziliencës në Komunitet (CRN) u mblodhën në Tiranë në fund të qershorit për të shkëmbyer përvojat, sfidat dhe rezultatet e punës së tyre. Të ngritura në Dajç, Pukë, Vorë, Përmet, Fushë-Krujë, Gramsh dhe Cërrik, këto rrjete bashkojnë qytetarë të angazhuar që, në mënyrë vullnetare, identifikojnë problematikat e komunitetit, dialogojnë me institucionet dhe advokojnë për zgjidhje konkrete që forcojnë gatishmërinë dhe reagimin ndaj emergjencave shëndetësore.

Rezultatet flasin vetë: funksionalizimi i një autoambulance në një Qendër Shëndetësore, përmirësimi i sigurisë nga zjarri në shkolla, vendosja e sinjalistikës paralajmëruese në zona me rrezik dhe iniciativa të tjera që po sjellin ndryshime të prekshme në komunitetet lokale u prezantuan në këtë takim.
Në buletinin e radhës që do të publikohet do të njiheni më nga afër me këto nisma dhe historitë e suksesit të tyre.
Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit SOLIDAR-Bashkë në emergjencat shëndetësore, një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga GFA Consulting Group GmbH në partneritet me Together for Life.

***
To explore this question, 25 members of the Community Resilience Networks (CRNs) came together in Tirana to share their experiences, challenges, and achievements. Established in Dajç, Pukë, Vorë, Përmet, Fushë-Krujë, Gramsh, and Cërrik, these networks bring together committed citizens who voluntarily identify community needs, engage in dialogue with public institutions, and advocate for practical solutions that strengthen preparedness and response to health emergencies.
The results speak for themselves: the operationalization of the ambulance service at a Health Centre, improved fire safety in schools, the installation of warning signs in high-risk areas, and many other initiatives that are creating tangible improvements in local communities were shared during this event.
Stay tuned! In our upcoming newsletter, we’ll take a closer look at these initiatives and the success stories behind them.
These activities were carried out within the framework of the SOLIDAR – Together in health emergencies project, funded by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) and implemented by GFA Consulting Group GmbH in partnership with Together for Life.







