Njoftim për shtyrjen e afatit të dorëzimit të aplikimeve për THIRRJEN PËR PROPOZIME Faza II – Nën-grante SPACE për të mbështetur OSHC-të lokale që veprojnë në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit

Ju njoftojmë se afati për dorëzimin e aplikimeve për Thirrjen për Propozime– Faza II – Nën-grante SPACE për të mbështetur OSHC-të lokale që veprojnë në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, pjesë e skemës së nën-granteve të projektit “Mbështesim pjesëmarrjen, llogaridhënien dhe fuqizimin e shoqërisë civile” (SPACE),  zbatuar nga Shoqata “Together for life”, në bashkëpunim me BIRN Albania, Qëndresa Qytetare dhe Destiny Center for Excellence,  mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian është shtyrë deri më 10 Janar 2025, ora 17:00.

Ky vendim është marrë duke marrë parasysh festat e fundvitit dhe dëshirën për t’ju ofruar më shumë kohë organizatave lokale të shoqërisë civile për të përgatitur dhe dorëzuar aplikimet e tyre, duke kontribuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në dy sektorët prioritarë të thirrjes.

Për më shumë informacion, mund të konsultoni udhëzuesin e aplikantit dhe dokumentet mbështetëse që janë të disponueshme në linkun e mëposhtëm:

THIRRJE PËR APLIKIME – FAZA II – Nën-grante SPACE për të mbështetur OSHC-të lokale që veprojnë në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit

Aplikimi do të dorëzohet me email, duke përfshirë dokumentat mbështetëse, në adresën e mëposhtme të emailit: grants@togetherforlife.org.al

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 10 Janar 2025, ora 17.00.