Drejtoresha e Shoqata “Together for Life”, Eglantina Bardhi, firmosi kontratat me gjashtë organizatat fituese nga skema e nën-grandimeve në kuadër të projektit “Mbështesim pjesëmarrjen, llogaridhënien dhe fuqizimin e shoqërisë civile” (SPACE), mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian.

Skema e nëngranteve përbën një komponent jetik të projektit SPACE dhe është e ndarë në dy faza. Objektivi specifik i Thirrje për Propozime të publikuar nga TFL ishte ofrimi i mbështetjes financiare për OSHC-të lokale, nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, duke u dhënë atyre mundësinë të nxisin transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike lokale në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, duke punuar paralelisht drejt avokimit dhe ndryshimit.

Shoqata Together For Life është e përkushtuar për të punuar dhe për të mbështetur organizatat lokale për angazhimin e komunitetit për advokim në përmirësimin e politikave lokale dhe qëendrore shëndetësore dhe arsimore dhe rritjen e transparencës së institucioneve përgjegjëse qendrore dhe lokale.

Projektet fituese të fazës së parë:

  • “Studentët e Drejtësisë në Frontin kundër Korrupsionit” – Qendra ALTRI
  • ʺFuqizimi i grave rome dhe egjiptiane për vendimmarrje gjithëpërfshirëse në arsim dhe shëndetësiʺ – SH.D.F.K.SH.P
  • “Përmirësim i aksesit të romëve në shërbime cilësore në shëndetësi dhe edukim” – IRCA
  • “Durrësi i Rinisë kundër Korrupsionit në Arsim” – CSDC
  • ʺPërmirësimi i Njohurisë Shëndetësore dhe Politikave Lokale lehtësuese për Gratë dhe Vajzat në Fushë -Arrëz dhe Pukë (Women 4 Health)ʺ – QSNNN
  • “Të rinj proaktivë për nxitjen e transparencës në monitorimin e buxhetit për arsim në Bashkinë Kavajë” – SHIS

Projekti SPACE po zbatohet nga shoqata Together for Life, në bashkëpunim me BIRN Albania, Qëndresa Qytetare dhe Destiny Center for Excellence