Shoqata Together for Life kërkon të punësojë një oficer komunikimi duke filluar nga muaji shkurt 2023.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Të angazhohet si përgjegjës komunikimi dhe për marrëdhëniet me publikun dhe mediat (PR) në organizatë
- Te mirëmbajë dhe përditësojë faqet elektronike të Together for Life www.togetherforlife.org.al, www.shendeti.com.al dhe rrjetet sociale Facebook, Instagram, YouTube.
- Të angazhohet në shkrimin, editimin, përpunimin e njoftimeve për shtyp, artikujve, materialeve të komunikimit, në bashkëpunim me menaxherët përkatës të projekteve.
- Të hartojë fushata të ndryshme ndërgjegjësimi me kontent inovativ dhe bashkëkohor.
Kriteret të cilat duhet të plotësojnë kandidatët që do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje:
- Të jetë i/e diplomuar në fusha të profileve të komunikimit, marrëdhënieve me publikun ose fusha të ngjashme.
- Të jetë i/e disponueshëm për punë me kohë të plotë.
- Të ketë njohuri të shkëlqyera në komunikimin dhe shkrimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze.
- Preferohet të ketë aftësi në menaxhimin e faqeve të internetit si edhe prodhimin e materialeve multi-mediatike (infografikë, video, postera)
- Të ketë iniciativë vetjake dhe gatishmëri për të rritur kapacitetet profesionale.
APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze në adresën: info@togetherforlife.org.al, duke vendosur në titullin e e-mailit “Kandidat/e për postin Oficer Komunikimi”.
Afati i aplikimit: 31 Janar 2024
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen nga Together for Life.



