Përshkrim i shkurtër

Organizata “Together for Life” kërkon të punësojë një koordinator/e projekti, i/e cili/a do të koordinojë dhe ndjekë zbatimin e aktiviteteve të projektit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Menaxherit të projekteve.

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Në bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e programit, koordinon zbatimin efektiv të aktiviteteve të projektit që ka në ngarkim brenda afatit kohor dhe buxhetit të planifikuar.
  • Përgatit dhe dorëzon në  kohë raportet narrative dhe dokumentet e tjera mbështetëse të projektit, sipas specifikave të përcaktuara nga donatori.
  • Monitoron dhe ndjek progresin e projektit duke adresuar në kohë çdo problem që mund të shfaqet gjatë zbatimit të tij.
  • Vepron si pikë kontakti dhe komunikon në mënyrë të përshtatshme me përfituesit e projektit, partnerët dhe donatorët.
  • Përgatit në mënyrë periodike informacione të përditësuara për progresin e projektit për website/ rrjetet sociale të TFL.
  • Bashkëpunon me pjesën tjetër të stafit të TFL për detyra të ndryshme organizative/ administrative.
  • Detyra të tjera që mund ti caktohen nga Menaxheri i Programit ose Drejtori Ekzekutiv.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare në shkencat sociale, juridike ose fusha të tjera të ngjashme.
  • Të paktën 1-2-vite eksperiencë pune në organizata të shoqërisë civile ose institucione të tjera.
  • Eksperiencë pune në terren, fleksibilitet dhe aftësi për të menaxhuar të papriturat që mund të ndikojnë planin e aktiviteteve të projektit.
  • Të jetë i/e disponueshëm për punë me kohë të plotë.
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet e vendosura.
  • Aftësi për të performuar mirë edhe në situata që mund të shkaktojnë presion.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi,  koordinuese dhe organizative.
  • Fleksibilitet për të udhëtuar jashtë Tiranë/ në zonat ku zbatohet projekti.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, të folur dhe të shkruar. Njohja e një gjuhe të dytë të BE-së përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office

Aplikimi

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze në adresën: info@togetherforlife.org.al, duke vendosur në titullin e e-mailit “Kandidat/e për postin Koordinatorit/es të projektit ”.

Afati i aplikimit:  26 Janar 2024