Shoqata “Together for life”, në bashkëpunim me BIRN Albania, Qëndresa Qytetare dhe Destiny Center for Excellence, po zbatojnë projektin “Mbështesim pjesëmarrjen, llogaridhënien dhe fuqizimin e shoqërisë civile” (SPACE), mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian.

Skema e nëngranteve përbën një komponent jetik të projektit SPACE dhe do të jetë e ndarë në dy faza. Kjo thirrje e hapur për projekt propozime është pjesë e raundit të parë të skemës së nën-granteve dhe synon të mbështesë deri në 6 organizata të shoqërisë civile nga rajone të ndryshme të vendit, me grante që varjojnë nga 6000 EUR në 9000 EUR.

Objektivi specifik i kësaj Thirrje për Propozime është të ofrojë mbështetje financiare për OSHC-të e vogla lokale, nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, duke u dhënë atyre mundësinë të nxisin transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike lokale në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, duke punuar paralelisht drejt avokimit dhe ndryshimit.

Aplikimet duhet të dorëzohen në një zarf të mbyllur me postë rekomande, shërbim korrier privat ose dorazi në adresën e mëposhtme:

Adresa postare: Together for Life, Rr. Brigada VIII, Pallati Jeshil Tekno-Projekt, Hyrja 2, Ap.14, Tiranë/ Shqipëri

Aplikimet e dërguara me mjete të tjera (p.sh. me email) ose të dorëzuara në adresa të tjera do të refuzohen.

Pyetjet në lidhje më këtë thirrje për aplikime mund të drejtohen në adresën e emailit: grants@togetherforlife.org.al

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 19 Dhjetor 2023, ora 17.00.

Ju lutem shkarkoni më poshtë Udhëzuesin e Aplikantit dhe anekset e tjera të thirrjes:

Udhëzuesi i Aplikantëve

Aneksi 1: Formulari i aplikimit (format word)

Aneksi 2: Buxheti (format Excel)

Aneksi 3: Deklarata nga Aplikanti Kryesor

Aneksi 4: Mandati nga Bashkë-aplikanti