Thirrje për trajner/ekspert mjedisor – ekolog në kuadër të projektit: “MBROJTJA E BIODIVERSITETIT NËPËRMJET RRITJES SË NDËRGJEGJËSIMIT DHE KAPACITETEVE TË GAZETARËVE

Projekti që do të implementohet nga Shoqata “Together for Life” synon të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për kërcënimet ndaj biodiversitetit dhe nevojën për mbrojtjen e tij bazuara në informimin cilësor të gazetarëve që trajtojnë çështje mjedisore. Rritja e njohurive dhe forcimi i kapaciteteve të gazetarëve rreth çështjeve të ndjeshme mjedisore ndikojnë në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut në përgjithësi dhe komuniteteve të veçantë, në raste specifike, rreth nevojës për pjesëmarrje në vendimmarrje në çështje që prekin ambientin që na rrethon. Informacionin e plotë mbi thirrjen e gjeni në këtë link TOR-Trajner ekspert ekolog

Trajneri do të jetë përgjegjës për:

  • Përgatitjen e një moduli trajnimi në formatin PPT, me informacione rreth mjedisit dhe nevojës për marrjen e masave për mbrojtjen e natyrës.
  • Rritja e njohurive dhe kapaciteteve te 10 gazetarëve dhe/ose redaktorëve;
  • Nxitja e debateve / diskutimeve tek pjesëmarrësit nëpërmjet planifikimit dhe realizimit të seancave të diskutimeve, role-play, punë në grupe, për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit;
  • Në bashkëpunim me stafin e projektit dhe trajnerët e tjerë do të konceptojë draft-agjendën e trajnimit;
  • Të realizojë seancën e trajnimit në përputhje me agjendën e aktivitetit, objektivat dhe rezultatet e dakorduara me stafin e projektit si dhe në përputhje me standardet dhe etikën

Afatet

Në afatet e vendosura nga stafi i projektit, por gjithmonë jo më vonë se 10 ditë nga realizimi i trajnimit, eksperti/ trajneri do të dorëzojë pranë stafit të projektit dokumentet e mëposhtme:

  1. a) Moduli i trajnimit (në word dhe/ ose në PPT) si dhe informacionet e tjera të përdorura gjatë trajnimit);
  2. b) Raport rreth impaktit të trajnimit tek pjesëmarrësit.

2.3  Angazhimi konkret sipas afateve kohore

Përshkrimi i aktivitetit Vendi Data/afatet Ditë pune
Përgatitja e modulit të trajnimit Zyrë / Tiranë Mars-prill 2022 4 ditë
Trajnim Përmet Prill 2022 2 ditë
Numri total i ditëve është                                                                                        6 ditë

Kriteret specifikë për trajnerit/es

Personat e interesuar për pozicionin e trajnerit/es duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  • Të ketë diplomë ne shkencat e natyrës, agrare ose ambientaliste;
  • Të ketë eksperience te mëparshme ne fushën e trajnimit me të rritur në fushën e mjedisit;
  • Të ketë bashkëpunime të mëparshme me shoqerinë civile në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe/ ose tema të lidhura me të;
  • Të ketë komunikim shumë të mirë, të dëgjojë dhe respektojë mendimin e secilit prej personave të përfshirë në trajnim dhe në projekt;
  • Të ketë aftësi të mira pedagogjike të të nxënit interaktiv.

Kandidati duhet te paraqesë nëpërmjet emailit ose ne zyrat e TFL (ne adresat e mëposhtme):

  • CV personale;
  • Leter motivimi

Shoqata “Together for Life”, Rr. Brigada e VIII-të, Pll. Jeshil, Shk.2, Al. 14, Tirana, Albania

Posta elektronike: info@togetherforlife.org.al

Afati përfundimtar për aplikim është data 31 mars 2022, ora 17:00.