Kjo thirrje është për të gjithë gazetarët aktivë dhe redaktorët që punojnë në mediat qendrore dhe lokale (në Qarkun e Gjirokastrës) të interesuar për të rritur njohuritë dhe kapacitetet e tyre në fushën e mbrojtjes së biodiversitetit.

“Together for Life” me mbështetjen e Internews Earth Journalism Network po zbaton projektin “Protect biodiversity through increasing media journalists”.

Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të gazetarëve dhe të publikut në përgjithësi për kërcënimet që i vijnë natyrës dhe biodiversitetit nga veprimet e njerëzve, veçanërisht nga vendimmarrja e gabuar e institucioneve përgjegjëse.

Rritja e njohurive, ndërgjegjësimit dhe forcimi i kapaciteteve të gazetarëve aktivë dhe redaktorëve të informacionit për çështjet e biodiversitetit dhe ruajtjes së mjedisit, si prodhues dhe përçues të informacionit tek publiku ndikon drejtpërdrejtë në rritje e ndërgjegjësimit të komunitetit për nevojën për të reaguar ndaj çdo vendimmarrje jotransparente, jo përfshirëse dhe që rrezikon të ardhmen.

Gazetarët aktivë dhe redaktorët e departamenteve të informacionit në mediat lokale të qarkut të Gjirokastrës dhe mediave kombëtare, të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në trajnimin tre-ditor për biodiversitetin që do të zhvillohet në Përmet gjatë muajit prill duhet të dërgojnë brenda datës 31 mars 2022, ora 17:00, në adresën e emailit: info@togetherforlife.org.al, me subjekt/titull “Shprehje interesi për pjesëmarrje në trajnimin për biodiversitetin”.

  • Një letër shprehje interesi: pse doni të merrni pjesë në trajnim (maksimumi 1/2 faqe)
  • CV-në personale (maksimumi një faqe)

Gazetarët do të përzgjidhen bazuar në shprehjen e interesit dhe përvojën e tyre si gazetarë aktivë. Përparësi do të kenë gazetarët që kanë përvojë të mëparshme në trajtimin e temave ambientaliste. Nëpërmjet kësaj Thirrjeje nxiten të aplikojnë gazetarët lokalë që jetojnë dhe punojnë në bashkitë Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër.

Vlerësimi i aplikimit dhe përzgjedhja e gazetarëve /redaktorëve që do të ndjekin trajnimin do të bëhet nga gazetarë profesionistë të ekspertë të ambientit bazuar në shprehjen e interesit.

Në trajnim do të marrin pjesë 10 gazetarë të përzgjedhur pas aplikimit. Gazetarët e përzgjedhur do të njoftohen nëpërmjet email dhe/ose telefonit, në adresat/ kontaktet që do të nisin.