‘Together for Life’ në bashkëpunim me BIRN Albania po zbaton projektin “Luftë ndaj dezinformimit dhe rritje e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e shëndetësisë”, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë.
Qëllimi i projektit është të kontribuojë për një sistem shëndetësor transparent dhe llogaridhënës veçanërisht në formën se si qeveria dhe institucionet shëndetësore përballen me pandeminë Covid-19.
Një nga objektivat kryesore të këtij projekti është që shoqëria civile dhe media të punojnë së bashku për të përmirësuar llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve shëndetësore dhe të rrisin aksesin në shërbimet shëndetësore për gratë, burrat, si dhe minoritetet gjinore dhe seksuale.
Ky projekt synon të trajnojë organizatat e shoqërisë civile mbi çështje si advokimi dhe lobimi për transparencë dhe llogaridhënie në sistemin shëndetësor. Kjo thirrje është veçanërisht për shoqata të shoqërisë civile të cilat punojnë me grupet në nevojë, gratë, minoritetet gjinore dhe seksuale, pacientët kronikë etj.
Vlerësimi dhe përzgjedhja e organizatave do të bëhet nga një grup ekspertësh bazuar në shprehjen e interesit dhe nevojat e shprehura.
Të gjitha organizatat që kanë interes për të marrë pjesë në këto trajnime duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresën e e-mailit info@togetherforlife.org.al brenda datës 19 tetor 2020, me titull “Shprehje interesi për trajnimin e shoqërisë civile”
- Një letër shprehje interesi: pse doni të merrni pjesë në trajnim (Maksimumi ½ faqe)
- Një CV të shkurtër të punës së deritanishme të organizatës (maksimumi 1 faqe)
- Emrin dhe CV-në e personit që do të marrë pjesë në trajnime (maksimumi 1 faqe)
Përparësi kanë organizatat që e zhvillojnë punën e tyre jashtë qytetit të Tiranës dhe që kanë kontakte të drejtpërdrejta me individët dhe grupet në nevojë. Të gjitha kostot e transportit mbulohen nga projekti.
Shënim: Të gjitha organizatat që do të marrin pjesë në trajnim, do të realizojnë një plan pune për të cilin do të mbështeten në zbatim nga shoqata “Together for Life” edhe pas përfundimit të trajnimit me synimin e arritjes së rezultateve për komunitetet që këto organizata përfaqësojnë.
Vlerësimi dhe përzgjedhja e organizatave do të bëhet nga një grup ekspertësh bazuar në shprehjen e interesit dhe nevojat e shprehura.



