Rreth Nesh

Rjeti i Aftësisë Ripërtëritëse
dhe
Qëndrueshmërisë së Komunitetit - CRN

Rrjeti i Aftësisë ripërtëritëse (qëndrueshmërisë) së Komunitetit në nivel lokal është një rrjet joformal që luan një rol të rëndësishëm në rritjen e gatishmërisë dhe në realizimin e një përgjigje sa më efektive ndaj emergjencave shëndetësore. Ai është një rrjet për shërbimin ndaj komunitetit para, gjatë dhe pas emergjencave shëndetësore. Ky rrjet bashkon aktorë të ndryshëm, burime dhe ekspertizë brenda një komuniteti për të trajtuar në mënyrë efektive një gamë të gjërë rreziqesh shëndetësore, duke përfshirë epidemitë, pandemitë, fatkeqësitë e ndryshme natyrore, shpërthimet e sëmundjeve dhe emergjenca të tjera. Duke nxitur bashkëpunimin, koordinimin dhe komunikimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm, Rrjeti i Aftësisë ripërtëritëse (qëndrueshmërisë) së Komunitetit synon të krijojë një bazë të fortë për forcimin e gatishmërisë së komunitetit, reagimin e shpejtë në raste emergjencash shëndetësore dhe rimëkëmbjen e qëndrueshme përballë sfidave të papritura shëndetësore.

Rrjeti i Qëndrueshmërisë së Komunitetit ka si pikënisje qendrore anëtarët e komunitetit. Anëtarët e komunitetit marrin mbështetje për të organizuar vetveten, për të zhvilluar ide dhe për të mundësuar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të komunitetit, përfshirë ata të cenueshëm, në diskutimet mbi problemet e tyre, për të arritur një pikëpamje të përbashkët mbi prioritetet e nevojshme dhe gradualisht për të krijuar partneritete me aktorët kryesorë rreth tyre: qendra shëndetësore, shkolla, bashkia, personat e mbrojtjes civile në prefekturë, etj. 

Rrjeti i Qëndrueshmërisë së Komunitetit ka si pikënisje qendrore anëtarët e komunitetit. Anëtarët e komunitetit marrin mbështetje për të organizuar vetveten, për të zhvilluar ide dhe për të mundësuar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të komunitetit, përfshirë ata të cenueshëm, në diskutimet mbi problemet e tyre, për të arritur një pikëpamje të përbashkët mbi prioritetet e nevojshme dhe gradualisht për të krijuar partneritete me aktorët kryesorë rreth tyre: qendra shëndetësore, shkolla, bashkia, personat e mbrojtjes civile në prefekturë, etj. 

Misioni: (Rritja e kapaciteteve ose i aftësive të komunitetit për të qenë i përgatitur për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive emergjencave shëndetësore).

Për diskutim me CRN, që ata të formulojnë vetë misionin e tyre.

Misioni i Rrjetit të Qëndrueshmërisë së Komunitetit është të mundësojë dhe fuqizojë komunitetet lokale për të udhëhequr përpjekjet për tu bërë komunitete të qëndrueshme. Nëpërmjet Rrjetit të Qëndrueshmërisë së Komunitetit, komunitetet lokale iniciojnw ndërtimin e një rrjeti të fuqishëm aktorësh, organizatash dhe anëtarësh të komunitetit që bashkëpunojnë, koordinojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin në adresimin e sfidave të lidhura me cenueshmërinë, emergjencat shëndetësore në kohë paqeje dhe në kohë katastrofash. Lidhjet vertikale hierarkike transformohen në lidhje horizontale të rrjetizimit. Qëllimi i rrjetit është të praktikojë pronësinë e komunitetit lokal, të promovojë qëndrueshmërinë, të rrisë ndërgjegjësimin, të promovojë përgatitjen dhe të sigurojë një përgjigje të shpejtë dhe të koordinuar ndaj emergjencave shëndetësore. Anëtarët e komunitetit lokal, përfshirë ata më të cenueshëm, fuqizohen për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e tyre dhe nuk janë vetëm marrës pasivë të mbështetjes që vjen nga institucionet lart.

Vizioni: (Krijimi i një komuniteti të aftë (qëndrueshëm) dhe të fuqizuar që mund të zbusë, të përshtatet dhe të rimëkëmbet në mënyrë efektive nga emergjencat shëndetësore.)

Për diskutim me CRN, që ata të formulojne vetë vizionin e tyre.

Përmes krijimit të Rrjetit (Aftësisë ripërtëritëse ) të Qëndrueshmërisë së Komunitetit, synohet fuqizimi i anëtarëve të komunitetit, përfshirë ata më të cenueshëm, për tu organizuar dhe për të marrë pjesë në krijimin e një kulture bashkëpunimi, komunikimi dhe koordinimi midis aktorëve të ndryshëm në të ardhmen, duke nisur nga organizatat lokale të komunitetit dhe duke përfshirë institucione dhe struktura lokale të mbrojtjes civile, ofruesit e kujdesit shëndetësor, vullnetarët, bizneset, banorët etj., për të siguruar një qasje të plotë dhe të integruar në menaxhimin e emergjencave shëndetësore