Vazhdojnë trajnimet që Shoqata Together for Life po realizon me gazetarët, me mbështetjen e UN Women. Synimi i trajnimeve me gazetarët e aktualitetit dhe politikës është rritja e kapaciteteve në fushën e barazisë gjinore, me fokus të veçantë në raportimin gjinor në zgjedhje.
Këtë herë u ndalëm në Durrës, me ekipin tonë të ekspertëve, ku Znj. Valbona Sulçe dhe Znj. Alma Lahe ndanë informacione me rëndësi duke u fokusuar në tema të tilla, si:
- Ndryshimi i ligjit për mediat audiovizive lidhur me seksizmin – Çfarë duhet të dimë?
- Prodhimi i artikujve me fokus gjinor- 4 parimet e Gazetarisë me perspektivë gjinore
- Dizinformimi, kërcënimi dhe bullizmi online për politikanët
- Legjislacioni Shqiptar dhe Evropian
- Hendeku i barazisë gjinore në Shqipëri etj.
Takimi u shoqërua me diskutime, ku gazetarët ndanë eksperiencat e raportimit gjatë fushatës zgjedhore. Ata theksuan se në këtë fushatë ishin liderët e partive politike që morën përgjegjësinë e organizimit të fushatës dhe kandidatët respektivë u lanë në hije, përfshirë edhe kandidatet femra.