Si pjesë e punës së WFD Shqipëria në advokim, WFD dhe Shoqata Together for Life organizuan një takim të suksesshëm nëpërmjet internetit për të prezantuar gjetjet e raporteve mbi monitorimin e buxhetit të shtetit për shëndetin dhe rimbursimin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore në lidhje me Covid 19.

Zëvendës Ministrja, Znj. Mira Rakacolli dhe Sekretarja e Përgjithshme, Znj. Gelardina Prodani nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Kryetarja e Komisionit të përhershëm parlamentar për Shëndetsinë, Punën dhe Çështjet Sociale, Znj. Albana Vokshi morën pjesë në këtë takim. 30 pjesëmarrës nga qeveria, parlamenti, shoqëria civile, media dhe përfaqësues nga ambasada të ndryshme u angazhuan në një debat pozitiv dhe aktiv rreth asaj sesi qeveria adresoi situatën e Covid-it përmes investimeve dhe vendimeve dhe se çfarë mund të bëhet për të përmirësuar dhe dhënë edhe më shumë përparësi sektorit të shëndetësisë.

Pjesëmarrësit ranë dakord të kenë një bashkëpunim më të ngushtë dhe më të mirë dhe më shumë transparencë për të dhënat e qeverisë. Raportet do të diskutohen më tej me anëtarët e Komisionit të përhershëm parlamentar për Shëndetin, Punën dhe Çështjet Sociale, sapo ai të jetë funksional.