Të rinjtë dhe fuqizimi i tyre
Që nga viti 2009, mobilizojmë, integrojmë dhe fuqizojmë potencialet e të rinjve përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese, informuese, avokuese e lobuese në fushat e edukimit, medias, barazisë gjinore, shëndetit dhe punësimit.
TFL ka organizuar dhe koordinuar iniciativa të ndryshme për shkëmbime rinore, trajnime të të rinjve, shërbime në komunitet, në programe në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Këto programe janë mbështetur nga donatorë të huaj dhe shqiptarë, Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, Europen Youth Foundation, UNFPA, Olof Palme International Center, UNDP, UN Women etj, të cilët kanë vlerësuar principet dhe vlerat e organizatës.
Në Programin “Të rinjtë dhe fuqizimi i tyre” do të gjeni disa nga projektet dhe aktivitetet që organizata jonë ka implementuar ndër vite, me fokus të rinjtë, përmes mbështetjes financiare nga donatorë të ndryshëm ose si një iniciativë e TFL.
Projekte
Aktivitete

Edukimi mediatik në shkolla, TFL organizon trajnime me të rinjtë

Bashkëpunojmë me bizneset në Dibër dhe shkollat për të promovuar mundësi punësimi dhe zhvillimi për të rinjtë

FAMILJE E FORTË, TË RINJ MË TË SHËNDETSHËM! TFL ORGANIZON TAKIME INFORMUESE ME PRINDËRIT NË DIBËR

Rëndësia e komunikimit prind-fëmijë për shëndetin seksual dhe riprodhues, TFL zhvillon takime me prindërit në Belsh
Publikime
Video
Donatorët
