Të luftojmë krimin e organizuar dhe mbështesim zhvillimin e të rinjve
Donator: Nisma globale kundër krimit të organizuar ndërkombëtar
Periudha e zbatimit: Tetor 2020 – Dhjetor 2020
Përmbledhje e projektit
Shqipëria është konsideruar ndërkombëtarisht si një “pikë e nxehtë” për kultivimin e lëndëve narkotike.
Emigrimi i paligjshëm dhe dëshira për të dalë sa më shpejtë nga varfëria, i ka kthyer një pjesë të të rinjve në pre të lehtë të bandave kriminale, jo vetëm në vend po kudo në botë.
Shoqata Together for Life, mbështetur nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar ka zhvilluar projektin “Të luftojmë krimin e organizuar dhe mbështesim zhvillimin e të rinjve në Dibër”, që ka pasur si fokus rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për rrezikshmërinë e përfshirjes në aktivitete të jashtëligjshme, si dhe të adresojë shkaqet kryesore të përfshirjes së të rinjve në krimin e organizuar.
Projekti gjithashtu synoi rritjen e ndërveprimit, rrjetëzimit dhe bashkëpunimit mes të rinjve dhe bizneseve lokale, duke ofruar mundësi trajnimi dhe praktika profesionale, si dhe për punësimin e të rinjve.