“Të krijojmë një botë ku çdo shtatzëni është e dëshirueshme, çdo lindje është e sigurt dhe potenciali i çdo të riu të përmbushet. Ky është slogani lançuar nga UNFPA lidhur me Shëndetin Riprodhues dhe të Drejtat në Kohën e Pabarazisë, në kuadër të Ditës Botërore Kundër Zhdukjes së Varfërisë (17 tetor 2017).
Shoqata “Together for Life” i është bashkuar thirrjes së UNFPA-së për të ndërgjegjësuar njerëzit, sidomos të rejat, për rëndësinë e pasjes së informacionit në lidhje me shëndetin riprodhues dhe qasjes së barabartë në shërbimet shëndetësore.
Shëndeti seksual dhe riprodhues është një e drejtë universale
Një drejtë universale është ajo që përfshin këdo dhe kudo, pavarësisht të ardhurave, etnicitetit, vendbanimit apo ndonjë karakteristike tjetër. Por realiteti është ndryshe sot, në vendet e zhvilluara, kjo e drejtë është shumë larg realizimit universal, ku qindra miliona gra në të gjithë botën akoma e kanë të vështirë të sigurojnë informacione, shërbime dhe pajisje për të parandaluar një shtatzëni apo për të pasur një lindje të sigurt.
E gjitha kjo varet në vendin ku ato jetojnë (nëse jetojnë në qytet apo në një zonë rurale), niveli i arsimimit dhe të ardhurat ekonomike.
Sipas Institutit Guttmacher, çdo vit në vendet në zhvillim ndodhin 89 milionë shtatzëni të padëshirueshme, 48 milionë aborte, 10 milionë dështime dhe 1 milion vdekje të foshnjave gjatë lindjes.
Rreth 2014 milionë gra në vendet në zhvillim nuk kanë të dhëna mbi planifikimin familjar.
Të dhënat nga 98 shtete në zhvillim tregojnë se mungesa e informacionit për planifikimin familjar është më i përhapur tek gratë që kanë të ardhura të ulëta, jetojnë në vendet rurale dhe janë më pak të arsimuara se ato që janë më të pasura, jetojnë në vendet urbane dhe janë më shumë të arsimuara.
Nëse këto gra të grupit të parë ngelen shtatzënë, mungesa e informacionit dhe qasja e pabarabartë në kujdesin e shëndetit riprodhues, si dhe mos plotësimi i nevojave ushqimore, mund të çojë në komplikacione serioze si për nënën ashtu edhe foshnjën.
Në vendet në zhvillim, 7.3 milionë vajza të moshës nën 18 vjeç bëhen nëna çdo vit, prej të cilave, 1.1 milionë janë vetëm 15 vjeç.
Shumë nga këto lindje nga adoleshentet – 95% – ndodhin në vendet në zhvillim, dhe 9 në 10 lindje ndodhin brenda një martese. Martesat që fëmijë janë zakonisht më të shpeshta në vendet ku varfëria është ekstreme dhe tek grupet më të varfra brenda një shteti.
Pabarazitë ekonomike ndikojnë në shëndetin seksual dhe riprodhues
Brenda shteteve më të zhvilluara në botë, gratë në 20% e popujve më të varfër në botë, për shembull, kanë më pak akses në shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues, përfshirë edhe planifikimin familjar dhe parandalimin e një shtatzënie të padëshirueshme, ndërsa ato në shtetet më të pasura kanë akses në shërbime të cilësisë më të lartë.
Pa pasur këto informacione, gratë që jetojnë në zonat rurale apo ato që janë më pak të arsimuara, janë më të predispozuara që të kenë një shtatzëni të padëshirueshme. Pasojat e kësaj shtatzënie të padëshirueshme janë si në shëndetin e gruas dhe fëmijës, ashtu edhe tek të ardhurat ekonomike në kohë afatgjate./ Shendeti.com.al