Periudha e zbatimit: Nëntor 2014 – Mars 2015

Donator: UNDP, UN Women dhe fondet e Qeverisë Suedeze

Shoqata “Together for Life” po zbaton në qytetin e Tiranës, projektin “Ne mundemi, ne jemi të barabartë”, që mbështetet financiarisht nga UNDP, UN Women dhe me fonde të Qeverisë Suedeze.

Projekti ka qëllim të informojë dhe të ndërgjegjësoj njerëzit në përgjithësi mbi dhunën në familje, të përmirësoj imazhin e gruas dhe të forcoj bashkëpunimin ndërmjet burrave dhe grave për krijimin e një familje të shëndetshme dhe të një shoqërie të barabartë.