Titulli i projektit – Mbrojtja e biodiversitetit nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve të gazetarëve
Vendndodhja e projektit – Tiranë, Përmet
Kohëzgjatja totale e projektit – 5 muaj
Objektivat e projektit
- Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për kërcënimet ndaj biodiversitetit dhe zgjidhjeve të bazuara në ruajtje duke përhapur lajme dhe informacion cilësor.
- Objektivi specifik i projektit është forcimi i kapaciteteve të gazetarëve shqiptarë të mediave kombëtare/vendore dhe organizatave mediatike për çështjet e biodiversitetit dhe ruajtjes; dhe rritja e ndërgjegjësimit për çështjet e biodiversitetit dhe ruajtjes dhe ndikimin e tij në jetën e ardhshme të planetit përmes mbështetjes së rrjetit të gazetarisë.
Rezultatet e projektit
- Rritja e njohurive dhe kapaciteteve të 10 gazetarëve dhe/ose redaktorëve;
- Nxitja e debateve / diskutimeve tek pjesëmarrësit nëpërmjet planifikimit dhe realizimit të seancave të diskutimeve, role-play, punë në grupe, për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit;
- Në bashkëpunim me stafin e projektit dhe trajnerët e tjerë do të konceptojë draft-agjendën e trajnimit;
- Të realizojë seancën e trajnimit në përputhje me agjendën e aktivitetit, objektivat dhe rezultatet e dakorduara me stafin e projektit si dhe në përputhje me standardet dhe etikën profesionale.