Çështjet gjinore dhe fuqizimi i gruas
Fuqizimi i grave, është fuqizim i familjes dhe shoqërisë!
Shoqata Together for Life mbron dhe promovon të drejtat e grave në të gjitha fushat e jetës dhe është e angazhuar në zbatimin e legjislacionit nga të gjithë aktorët për parandalimin dhe eliminimin e të gjitha formave të dhunës.
Përmes projekteve dhe iniciativave të ndërmarra ndër vite, TFL ka synuar të mbështesë gruan shqiptare, roli i së cilës si nënë, bashkëshorte, motër, bijë, kryefamiljare, sipërmarrëse, është shumë i rëndësishëm për ecjen përpara të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare.
Në fokus të shoqatës është ngritja e kapaciteteve të grave dhe në mënyrë të veçantë fuqizimi ekonomik i gruas shqiptare nëpërmjet integrimit në tregun e punës dhe ofrimit të mbështetjes për ngritjen dhe zgjerim e sipërmarrjeve të qëndrueshme dhe konkurrente në treg.
Projekte
Aktivitete

Njoftim për shtyrje të afatit të thirrjes për aplikim: ‘Konkurs për Gazetari, Raportimi më i Mirë Gjinor për Zgjedhjet e Majit 2023’

Trajnimi i dytë me gazetarët e aktualitetit dhe politikës në Tiranë: “Media dhe dhuna ndaj grave në politikë dhe vendimmarrje”

Tryezë diskutimi, TFL prezanton gjetjet e raportit “Gratë dhe shëndeti mendor në Shqipëri – Politikat e shëndetit publik dhe qasja e tyre gjinore ndaj shëndetit mendor”

Trajnimi “Media dhe dhuna ndaj grave në politikë dhe gjatë zgjedhjeve”, zhvillohet me gazetarët e aktualitetit dhe politikës në qytetin e Korçës
Publikime
Video
Donatorët
