Titulli i projektit: Forcimi i demokracisë në kujdesin shëndetësor duke respektuar të drejtat e njeriut

Donatori: Programi Matra i Ministrisë së Jashtme të Qeverisë Holandeze

Kohëzgjatja: Gusht 2017 – Korrik 2018

Objektivi i përgjithshëm: Promovimi i demokracisë përmes rritjes së ndërgjegjësimit mbi të drejtat e njeriut dhe të pacientëve dhe përmes luftimit të diskriminimit gjinor

Rezultatet:

Studimi mbi abortin selektiv në Shqipëri

https://togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2018/12/Aborti-selektiv-me-baz%C3%AB-gjinore-n%C3%AB-Shqip%C3%ABri.pdf 

Raport vjetor mbi denoncimet e ardhura për sistemin shëndetësor

Përgjatë periudhës gusht 2017 – korrik 2018, gazeta “Shëndet+” ka mbledhur denoncimet e ardhura nga pacientët në të gjithë Shqipërinë dhe ka realizuar një raport për të bërë të ditur se cili është perceptimi i shqiptarëve për sistemin e shëndetësisë, por edhe për të treguar përballjen me këtë sistem.

https://shendeti.com.al/raport-vjetor-mbi-denoncimet-e-ardhura-per-sistemin-shendetesor/

Histori suksesi:

Gjykata rrëzon ISHSH-në, lihet në fuqi detyrimi i dhënies së informacionit të kërkuar nga TFL për inspektimet mbi abortet

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar Kërkesë-padinë e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, me të cilën ishte kërkuar Shfuqizimi i pikave 1 dhe 2, të Vendimit nr. 34, datë 13.07.2018, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Drejtave Personale.

Me Vendimin e sipërm, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale urdhëroi Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor të vërë në dispozicion brenda afatit ligjor, informacionin e kërkuar nga Gazeta “Shëndet plus”.

https://shendeti.com.al/gjykata-rrezon-ishsh-ne-lihet-ne-fuqi-detyrimi-i-dhenies-se-informacionit-te-kerkuar-nga-tfl-per-inspektimet-mbi-abortet/