Donator: Fondacioni SOROS
Periudha e zbatimit: Janar – Qershor 2015
Partner: Qendra e Këshillimit të Shërbimeve Psikologjike” Shkodër (QKSHP)
Target zona: Tiranë dhe Shkodër
Përmbledhje e projektit
Ky projekt kishte si qëllim promovimin, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientit, si edhe luftën kundër korrupsionit që bëhet në sektorin e shëndetësisë.
Objektivat kryesore të këtij projekti ishin: a) promovimi i i të drejtave të Pacientëve sipas “Kartës së Të Drejtave të Pacientëve” dhe rritjen e vetëdijes qytetare mbi korrupsionin në shëndetësi; b) Lobim dhe advokaci në media për përfshirjen e përdoruesve të shërbimeve shëndetësore dhe shoqërisë civile në vendim-marrje dhe c) rritjen e aftësive të shoqatave të shoqërisë civile për të monitoruar dhe mbikëqyrur zbatimin e “Kartës së të Drejtave të Pacientëve”, në përfitim të pacientëve.
Aktivitetet kryesore të projektit ishin: 1. organizimi i workshopit me përfaqësuesit e shoqatave të pacientëve, 2. monitorim i qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Shkodër, 3. monitorim dhe investigim i të Drejtave të Pacientëve në Shkodër dhe Tiranë, 4. publikimi i 25 artikujve në median e shkruar dhe kronikave televizive në lidhje me investigimet dhe gjetjeve të projektit etj.
Zbatimi i këtij projekti solli:
– rritjen e vetëdijes qytetare për të ngritur zërin dhe për të denoncuar korrupsionin që ndodh në shëndetësi.
– shembujt pozitiv të investigimeve të bëra për korrupsionin në shëndetësi rritën standardet dhe nivelin e gazetarisë aktuale për këtë sektor.
– përmes projektit tonë ishin përfitues pacientët, familjarët e tyre dhe shoqëria civile.
– sensibilizim të shoqatave të pacientëve dhe pacientëve se vetëm nëpërmjet zbatimit të neneve të kësaj Kartës së të Drejtave te Pacientit do të mund të arrihet ofrimi i një shërbimi dhe kujdesi shëndetësor korrekt.
– rritjen e shkallës së transparencës dhe vendim-marrjes
– uljen e nivelit të korrupsionit në qendrat shëndetësore dhe spitalet në Tiranë dhe Shkodër.