Titulli i projektit“Ajër i pastër, jetë e shëndetshme”

Donatori: Projekti zbatohet nga organizatat partnere Milieukontakt Shqipëri, Together for Life, Qendra EPER dhe GO2, në kuadër të programit Green-AL, i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development në bashkëpunim me VIS Albania, COSV – Cooperazione per lo Sviluppo dhe CISP – Sviluppo dei Popoli.

Zonat e zbatimit të projektit: Durrës & Elbasan

Kohëzgjatja e projektit: Maj 2022 – Qershor 2023

Target-grupi: Bashkitë dhe këshillat bashkiak; Drejtoritë e Shëndetit Publik; Agjencia Kombëtare e Mjedisit; Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; Komisionet parlamentare

Përfituesit përfundimtarë: Të gjithë qytetarët që jetojnë në zonat e zbatimit të projektit dhe vuajnë pasojat e ndotjes së ajrit, publiku i gjerë dhe media

Objektivi përgjithshëm i projektit:  Krijimi i një rrjeti kombëtar OJF-ve për të adresuar problematikat që lidhen me cilësinë e ajrit, përmes aksesit dhe transparencës në informacion dhe advokimit për forcimin e kuadrit rregullator në sektorin e ajrit.

Rezultatet e pritshme: 

  • Rrjeti i OJF-ve marrin pjesë dhe kontribojnë në përmirësimin e kuadrit rregullator në nivel vendor dhe kombëtar për një cilësi më të mirë ajri dhe brenda standarteve të vendosura nga legjislacioni në fuqi;
  • Rrjeti funksional i OJF-ve mjedisore mbi cilësinë e ajrit aktiv, edhe pas përfundimit të projektit;
  • Përditësim njohurish e informacioni për grupe të ekspertëve/politikë-bërësve/vendimmarrësve/mediave /OJF-ve dhe qytetarëve, në fusha të ndryshme multidisiplinare (industri, transport, shëndetësi) lidhur me cilësinë e ajrit;
  • Monitorimi alternativ i 4 parametrave (PM2.5, PM10, CO2, NO2) për cilësinë e ajrit në bashkitë e targetuara në projekt dhe përditësimi i platformës www.greenlungs.al.

Aktivitetet kryesore:

  • Monitorimi i cilësisë së ajrit me pajisjen e lëvishme “Aeroqual 500” në bashkitë Durrës dhe Elbasan, për periudhën e verës dhe dimrit;
  • Monitorimi i të dhënave në kohë reale përmes 2 pajisjeve fikse IQAir të instaluara në 2 pika në Durrës dhe Elbasan;
  • Organizimi i trajnimit 2-ditor “Ndikimi i cilësisë së ajrit në shëndet” me organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mjedisit dhe grupe të tjera interesi;
  • Publikimi i vazhdueshëm i rezultateve të monitorimeve, hartave dhe infografikëve të cilësisë së ajrit në faqet dhe portalet zyrtare dhe përditësimi i platformës “Green lungs.al”;
  • Dizenjimi dhe publikimi i 2 video-ve ndërgjegjësuese për cilësinë e ajrit;
  • Hartimi i studimit mbi ndikimin që ka cilësia e ajrit në shëndet;
  • Hartimi dhe publikimi i 5 artikujve gazetareskë në portalet zyrtare;
  • Organizimi i Forumit Kombëtar “Ndotja e Mjedisit” në bashkëpunim me partnerët e projektit, në kuadër të Green-AL.